Holanda kalon turin, mund Sllovakinë

28/06/2010 17:55

Holanda ka mundur lehtësisht Sllovakinë duke kaluar kështu në çerekfinalen e botërorit Afrika e Jugut. Tulipanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 18-të me anë të Robben, i aktivizuar që në minutat e para të takimit pas dëmtimit që e kishte detyruar të mos luante në disa ndeshje të botërorit.

Ndërkohë që ka qenë Sneijder i cili në minutën e 84 i ka dhënë golin e qetësisë holandezëve.

Për skuadrën sllovake goli i nderit është shënuar në minutën e katër shtesë me 11 metërsh nga Vittek.

Për fazën e ardhshme Holanda do të presë skuadrën fituese të ndeshjes së mbrëmjes mes Brazilit dhe Kilit.

Top Channel