Gjermania përgezohet nga mediat

28/06/2010 09:25

44 vjet pas golit fantazëm të Hurst që i dhuroi Anglisë fitoren ndaj Gjermanisë dhe Kupën e Botës, historia përsëritet.

Por këtë herë në kah të kundërt. “Bota është e rrumbullakët”, eshtë një nga komentet e shumta në faqen online të BBC. Gjithsesi një nga agjensitë e lajmeve më të mëdha në botë, është e matur në shkrimin e saj rreth ndeshjes. Pasi shkruan për gabimin e gjytarit Larrionda, pranon superioritetin e Gjermanëve, sipas të cilëve e merituan fitoren.

“It’s miles over the line, but the goal’s not given” shkruan e përditshmja “The Guardian”. Në shkrimin e kësaj gazete citohen edhe fjalët e komentatorit anglez, Scott Murray, i cili në koment live tha: “Anglia luajti mirë vetëm 54 sekonda në 90 minuta lojë”.

“Daily Mail” është më pak diplomatike, njeh superioritetin gjerman, por nuk lë pa përmendur edhe golin e padhënë të Lampard duke e cilësuar këtë si një ndihmë e gjyqtarit për gjermanët. Për gazetën tjetër “The Independent”, kjo sfidë do të kujtohet vetëm për golin e padhënë të Lampard. Ndryshe është situata në Gjermani.

Mediat vendase janë shumë euforike dhe tashmë optimiste pas fitores me Anglinë. E përditshmja “Bild” shkruan: “Gjermania poshtëron Anglinë 4 me 1. Faleminderit djema, e pabesueshme.  E mrekullueshme hakmarrja e ndeshjes së Wembey”.

Titulli i gazetës tjetër prestigjioze gjermane “Kicker” është: Myler eleminon Anglinë. Në shkrimin e saj thuhet se Gjermania shkatërroi luanët 4-1 në një ndeshje historike, aty ky Klose ka barazuar numrin e golave të Pele. Gjithsesi “Kicker” pranon se anglezët u penalizuan edhe nga gjyqtari i ndeshjes.

Top Channel