FIFA hesht për gabimet e arbitrave

28/06/2010 13:05

Gabimet e arbitrave në mbremjen e djeshme mbushën kupën pasi në një farë mënyre caktuan edhe fatin e skuadrave cerekfinaliste të këtij botërori.

Goli i padhënë i Lampard dhe ai i dhënë për Tevez kanë ngjallur polemika të mëdha në një fazë delikate të kompeticionit dhe FIFA është institucioni që duhet të japë një përgjigje.

Në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i FIFA-s, Nicolas Maingot nuk ka pranuar t’i përgjigjet cdo lloj pyetjeje që ka të bëjë me gabimet e drejtuesve të ndeshjeve. “Nuk kemi ndërmend që të hapim një debat për arbitrat në konferencën e shtypit”, theksoi ai.

Por Maingot nuk arriti t’u bënte ballë gazetarëve, duke i shpëtuar një batutë për golin e parregullt në ndeshjen Argjentinë-Meksikë. “Ato imazhe nuk duhej të ishin shfaqur”, përfundoi ai.

Top Channel