Brazil-Kili, sfida që rezervon surpriza

28/06/2010 12:20

Brazil-Kili, një përballje tipike amerikano-latine ku do ndeshen dy skuadra jo të një nveli por me siguri shumë të stimuluara dhe që e njohin njëra-tjetrën deri në detaje.

Nëse nuk do kishte qënë “Loco” Bielsa në mes, ndoshta Dunga do ta kishte pasur më të lehtë, por këtë herë kilenët janë treguar “dinakë”, duke marrë një trajner ekspert. Statistikat flasin në favor të Brazilit pasi Selecao i ka fituar të tetë takimet e fundit me Kilin dhe humbet me “La Roja” që nga gara kualifikuese e vitit 2001, e fituar 3-0.

Në 5 fitoret e fundit, Robinho i ka shënuar 6 gola Kilit dhe pritet që ai ta bëjë sërish një gjë të tillë. “Gjithmonë kam shënuar ndaj tyre”, shprehet sulmuesi që shtoi se është rekuperuar nga një problem fizik.

Në kampin tjetër ka një optimizëm të madh, madje Kili nuk do ndryshojë modul as ndaj Brazilit. “Deri tani kemi luajtur me tre sulmues dhe nuk do ndryshojmë modul”, shprehet Mauricio Isla. Në vijim ai shton se Kili duhet të ketë një ritëm të lartë loje ashtu si kundër Spanjës.

Besim të madh ka edhe ish sulmuesi legjendar, Ivan Zamorano. “Nuk do ishte aspak surprizë sikur Kili të mundte Brazilin. Po luajmë një botëror të mrekullueshëm pasi është një skuadër që nuk mendon të mbrohet dhe sulmon shumë”, thekson ai.  

Top Channel