Blatter, pro sistemit video

28/06/2010 19:15

“Po” e Sepp Blatter ndaj futjes së teknologjive video mbi vijën e portës, por vetëm nëse pajisja “është e saktë dhe nuk është e komplikuar”.

Presidenti i FIFA-s, në një deklaratë në CNN, ka saktësuar se “arsyeja pse sistemet teknologjike nuk janë futur ende, është sepse janë të komplikuar dhe të pasigurtë 100%”.

“Por nëse do ishte i disponueshëm një sistem absolut, i saktë dhe jo i komplikuar, unë do isha pro futjes”, është shprehur Blatter.

Top Channel