Aguirre: Arbitri “vrau” Meksikën, jo futbollin e saj

28/06/2010 09:35

Tekniku i Meksikës, Javier Aguirre nuk arrin ta gëlltisë gabimin trashanik të treshes italiane në rastin e golit të parë të Argjentinës.

“Ky gabim na kushtoi edhe golin e dytë sepse vendimi na shpërqëndroi. Por gjithsesi për këtë episod nuk duhet të revolucionarizojmë futbollin meksikan që ngelet i fortë. Luajtëm mirë dhe në pjesën e parë ishim superiorë. Kemi një grup të rinjsh që do arrijnë të shprehen në të ardhmen”, theksoi Aguirre.

Ndërkohë, “vrasësi” i Meksikës, Carlos Tevez nuk e fsheh gëzimin për kualifikimin e Argjentinës. “Eshtë dicka shumë e rëndësishme që jemi në cerekfinale. Dy golat e mi ishin shumë të rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur”, thekson ai.

Top Channel