Lionel Messi, i destinuar të fitojë në Afrikë

27/06/2010 12:30

Lionel messi është i destinuar të jetë fituesi i Botërorit të Afrikës së Jugut.

Ky është përfundimi i arritur nga një studim i një eksperti izraelit të shkencës hebraike Kabala për “Mystic Soccer”, që ka studiuar në mënyrë të vecantë yllin argjentinas. Autori i kësaj profecie është David Skolni, me profesion mësues, por që kohët e fundit është përqendruar tek studimi i lojës së futbollit sigurisht duke u bazuar tek feja hebraike.

Skolni për të arritur te përfundimi tij studioi me shumë kujdes të dhënat e 23 vjecarit duke filluar nga mbiemri i tij, Messi, që ka vërtet një tingull biblik deri tek datëlindja. Lionel Messi lindi në 24 qershor 1987 që në kalendarin hebraik i korrespondon 28 Sivab 5747. Numri 28 në këtë pikë është simbol i forcës. Për të kaluar më pas tek emri i Lionel Messit.

Skolni edhe në këtë rast i ka bërë mirë llogaritë për numrin 10 të Argjentinës. Në gjuhën hebraike, emrin e Messit mund ta lexojmë si shkurtim të fjalës Mespar Yud, ku Yud është shkronja e 10 e alfabetit hebre dhe lidhet ngushte me biblën hebraike. Por jo vetëm kaq, duke qëndruar tek emri, sipas Skolnit, Messi përkthehet muaj.

Sipas kalendarit Hebraik, finalja e Kupës së Botës do të luhet në ditën e parë në muajit Av, që është simbol i shenjës së Luanit. Dhe rastësistë nuk kanë të përfunduar, në gjuhën hebraike, Lionel do të thotë, ‘Luani i Zotit’. Sigursht një studim i tillë është bërë objekt i talljeve dhe ironiove ne forume të ndryshme ne internet, por për David Skolnin nuk duhet bërë një gjë e tillë. Sipas tij Kabala është një shkencë ekzakte dhe se Messi nuk është Mesia, por mesazher i Zotit. Kushedi nese edhe ne kete rast përdor Doren e Zotit për të arritur triumfin final…

Top Channel