Maradona: Më vjen keq për Italinë

26/06/2010 13:00

“Më vjen shumë keq që Italia ka dalë pasi në një botëror një skuadër si ajo italiane, nuk mund të ndalet në fazën e parë”.

Kështu është shprehur Maradona.

“Dukej që Italisë i mungonte diçka, nuk mbante topin dhe nuk luante rrjedhshëm. Do duhej një lojtar si Totti ose Del Piero. Cassano? Ndoshta edhe ai, por nuk dua t’i bëj kritika Lippi-t”, është shprehur Maradona.

Duke folur për Argjentinën, ai ka deklaruar: “Dua ta stërvis për shumë vite. Më pas do më pëlqente të drejtoja Napolin”.

Top Channel