Gjermania, Cacau nuk do të luajë kundër Anglisë

26/06/2010 14:25

Cacau, braziliani i natyralizuar si gjerman, nuk do të jetë në dispozicion të Loew nesër në Bloemfontein në ndeshjen kundër Anglisë.

Pas stërvitjes së lodhshme të djeshme, Cacau ka rezultuar me probleme fizike.

Gjatë stërvitjes së pasdites në Bloemfontein mund të mungojnë edhe Schweinsteiger e Boateng, dy futbollistët e dalë të dëmtuar nga sfida e fundit me Ganën. Sidomos mesfushori i Bajernit është në dyshim të fortë.

Top Channel