Gana kualifikohet në kohë shtesë

26/06/2010 23:00
Gana arrin të kalojë në turin tjetër falë golit në kohë shtesë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, me gola të shënuar nga Boateng në minutën e 5-të për Ganën dhe Donovan në minutën e 17 të pjesës së dytë për SHBA-të.

Gana kaloi në epërsi në minutën 3 të 15 minutave të pjesës së parë shtesë, falë golit spektakolar të Gyan.

Ekipi afrikan ecën kështu i sigurtë në rrugën e tij drejt sfidës tjetër, ndaj Uruguajit me 2 korrik.

Top Channel