Cmimi i Spanjës, Fetel në pol pozishën

26/06/2010 19:10

Do të jetë Sebastian Fetel ai që do të startojë nga pol pozishëni në Cmimin e Madh të Europës që do të zhvillohet ditën e diel në Valencia.

Ai ka regjistruar një kohë rreth 72 të mijtat më të shpejtë se koha e shokut të tij të skuadrës, Mark Veber, të cilin e mund pas 4 garash.

Kjo është një paraqitje shumë e mirë për të dhe skuadrën “Red Bull”, duke pasur parasysh se pista e Valencias nuk të jep shumë mundësi për parakalime. Në garën e sezonit të shkuar është kryer vetëm një parakalim.

Menjëherë pas dy pilotëve të skuadrës austriake u rendit Ljuis Hamilton me “McLaren” dhe në të njëjtën linjë me të, në të dytën dhe në vendin e katërt, do të startojë këtë garë të nesërme Fernando Alonso me “Ferrari”.

Pas tij, nga vendi i pestë do të startojë piloti brazilian i “Ferrari”, Felipe Masa, duke lëshuar sinjale pozitive për skuadrën italiane, e cila ka bërë ndryshime të rëndësishme në aerodinamikë.

Nga dy sesionet e para ajo që ra më shumë në sy ishte eleminimi i Mikael Shumaker që në minisesionin e dytë, pasi piloti gjerman nuk arriti një kohë që mund ta kualifikonte brenda 10 më të shpejtëve të këtyre provave.

Shtatë herë kampiopni i botës do të startojë garën e Europës në vendin e 15-të, vetëm 6 herë në të gjithë karrierën piloti gjerman është renditur më dobët se kaq.

Ashtu si në garën e dy javëve më parë në Kanada, edhe në Valencia skuadra “Red Bull” është vendosur nën presionin e “Ferrari” e “McLaren”, që tashmë nuk janë më aq larg sa në fillimin e këtij sezoni.

Edhe pse në një pistë ku nuk ka shumë vend për parakalime, me dy pilotë në ndjekje si Alonso dhe Hamilton, spektakli është i garantuar për Cmimin e Madh të Valencias, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke filluar nga ora 13 e 50.

Top Channel