Botërori, Italia kthehet në atdhe

26/06/2010 10:20

Pas eleminimit të hidhur nga botërori i Afrikës së Jugut, kombëtarja italiane e futbollit është kthyer në atdhe.

Avioni i nisur nga Johanesburgu, është ulur në Fiumicino rreth orës 7:47.

Në aeroport ata janë pritur nga dhejtra tifozë që bërtisnin: “Të keni turp!”.

Në pritje ishin edhe gazetarë dhe fotoreporterë. Futbollistët kanë kaluar në qetësi të shoqëruar nga policia, pa thënë asnjë fjalë.

Top Channel