Tiranë, sekuestrohet drogë, në pranga dy persona
25/06/2010 12:35
Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi kanabis sativa prej 26 kilogramësh, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.
Operacioni i koduar “Dajti” është realizuar gjatë orëve të natës, ndërkohë që në pranga kanë rënë shtetasit Fatjon Balla dhe Denis Duka.
Këta shtetas u kapën pas informacioneve të poseduara për to, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Linz Dajt, po trasportonin me automjetet e tyre sasinë e lëndës narkotike.
Top Channel