Spanja, sot përballë provës vendimtare

25/06/2010 09:05

Ndeshjet e sotme janë të forta, por ajo mes Spanjës dhe Kilit ofron emocione shumë të mëdha.

Grupi H është interesant dhe ende nuk dihet me siguri se kush do të kalojë në turin tjetër pasi ankthi mbetet i lartë deri në minutën e fundit.

Zvicra duhet të fitojë të paktën më dy gola distancë kundër Hondurasit dhe mund t’ia dalë. Ndaj Spanja, kampione e Europës rrezikon vërtetë, dhe i duhet medoemos fitorja dhe me shumë gola.

Skuadra e Torres ka gjithcka, individualitet, cilësi, teknikë, por humbja ndaj Zvicrës po i rëndon së tepërmi.

Top Channel