Rekord, të dy finalistët eliminohen

25/06/2010 11:20

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, dy skuadrat finaliste të edicionit të mëparshëm nuk arritën të kalonin fazën e grupeve.

Këtë rekord negativ e vendosën Franca dhe Italia. Blutë u eliminuan në Grupin A nga Meksika dhe Uruguai, ndërsa u renditën në vendin e fundit. Diçka e ngjashme ka ndodhur në vitin 1934, kur Uruguai, kampione në fuqi, nuk u prezantua në turne, ndërsa Argjentina, që 4 vjet më parë ishte finaliste, u eliminua në turin e parë (në atë periudhë ekzistonte eliminimi direkt). Situata të ngjashme janë ato të viteve 1950 dhe 1966.

Fillimisht Italia kampione (përpara Luftës së Dytë Botërore) u eliminua në grup, ndërsa Hungaria (finaliste) nuk mori pjesë, ndërsa episodi i ’66-s sillte eliminimin e Brazilit kampion në fuqi, ndërsa Çekosllovakia finaliste nuk u kualifikua në fazën finale.

Top Channel