Messi, Maradona i dhuron fanelën për ditëlindje

25/06/2010 15:45

Diego Armando Maradona vazhdon të fshihet pas deshirës për të mos parë asnjë lojtar që të shkruajë historinë sipër emrit të tij edhe pse këtë nuk e tregon hapur.

Sipas shumë kritikëve, Lionel Messi është ai që mund t’i rrëmbejë lavdinë ish bomberit, madje ka nga ata që mendojnë se ylli i Barcelonës e ka bërë një gjë të tillë tashmë. Maradona i ka dhuruar një fanelë me autografin e tij sulmuesit argjentinas.

“Me gjithë dashurinë dhe admirimin. Për Lio-n, trejneri jot, Diego”, shkruhet në fanelën e firmosur nga Maradona, dhuratë për 23 vjetorin e lindjes së Topit të Artë 2010. Babai i lojtarit tha se për ditëlindjen e parë ai mori dhuratë një top, por tashmë që topin e ka, trajneri i dhuroi një fanelë.

Messi e festoi 23 vjetorin e lidnjes në një vilë të marrë me qera në Pretoria bashkë me familjen e tij. Duke shuar qirinjtë, ai shprehu dëshirën e tij: “Dhuratën më të bukur dua t’ia bëj vetë vetes, natën e 11 korrikut”.

Top Channel