Korcë, zonja e parë në fushatën kundër tumorëve

25/06/2010 14:35

Zonja e Pare Teuta Topi ka vizituar Qendrën e Kujdesit Paliativ ne qytetin e Korces qe kryhen trajtimin e te prekurve nga semundjet kancerogjene.

Zonja Topi eshte njohur me stafin qe punon me pacientet ndersa ne qender te interesit ka qene kanceri i gjirit tek grate dhe parandalimin e semundshmerise nisur nga shifrat e larta dhe alarmante te grave te prekura ne vend.

Nisur nga fakti se ne Korce vdekshmeria nga kanceri tek grate ka qene me e larta ne rang vendi, zonja Topi ka dhene mesazhet e saj qe i jane referuar me teper profilaksise dhe masave parandaluese, duke u shprehur se duhet te punohet me shume per te imponuar nje kulture shendetsore per t’ju drejtuar mjekut ne kohen e duhur.

Zonja e Pare ka zhvilluar nje takim edhe me grate intelektuale te cilat duhet te punojne per sensibilizimin e vajzave dhe nenave per parandalimin e kancerit te gjirit.

Top Channel