Drogba: Me pak fat mund të kishim kaluar

25/06/2010 20:15

Fitorja 3-0 ndaj Koresë së Veriut nuk i ka mjaftuar Bregut të Fildishtë për të dalë me sukses nga grupi i hekurt por sulmuesi Drogba nuk duket se ndien keqardhje për këtë.

“Nuk mendojmë se kemi zhgënjyer shumë. Ishim në një grup vërtetë të vështirë me Brazilin e Portugalinë. Treguam se mund të konkurronim me luzaitanët. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Brazilin. Me pak më shumë fat do kishim kaluar. Në ndeshjen e sotme luajtëm mirë dhe nëse do ishim më të qetë mund të kishim shënuar më shumë. Për fat të keq nuk shkoi kështu. Mund të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Për vendin tonë ishte një ëndërr”, theksoi sulmuesi i Chelsea pas ndeshjes me skuadrën aziatike.    

Top Channel