Capello: Ndaj Gjermanisë të bëjmë historinë

25/06/2010 15:20

Pritja për një prej ndeshjeve më luksoze të tetësheve në botëror, Gjermani-Angli, po merr përmasat e një ankthi të madh.

Por trajneri italian Fabio Capello ul ankthin dhe rrit besimin tek lojtarët e tij, duke deklaruar se ka ardhur koha që Anglia të shkruajë historinë. “Do t’u them lojtarëve të mi që po mbajnë në ankth një komb të tërë dhe nuk mund ta zhgënjejnë. Duhet ta kuptojnë vërtetë se cfarë do të thotë të veshësh fanelën e kombëtares së luanëve”, theksoi tekniku në një intervistë për “The Sun”.

Në fund të intervistës ai bëri edhe një koment për ndeshjen delikate me Slloveninë. “Në fund vuajtëm por për fat të mirë zemra ime mbajti dhe tani jam i bindur se do luajmë mirë ndaj Gjermanisë”, përfunoi Capello.  

Top Channel