Milla: Eto’o nuk dha asgjë për Kamerunin

24/06/2010 15:30

Ish ylli i Kamerunit, Roger Milla, i cili është një nga futbollistët më të lavdishëm të kombëtares së vendit afrikan, ka kritikuar sulmuesin Samuel Eto’o.

“Mund të ketë një reputacion të madh por për Kamerunin nuk ka bërë asgjë”, thumbon ish sulmuesi, duke vënë theksin në zhgënjimin që ka marrë gjatë këtij botërori.

“E di që Eto’o është i zemëruar me mua për ato që kam thënë në të shkuarën por ai ka treguar se nuk është në gjendje të hedhë poshtë kritikat”, shton Milla që u bë protagonist i padiskutueshëm në botërorin Italia ’90 ku shënoi 4 gola duke ndihmuar skuadrën e tij për të arritur deri në cerekfinale.

Në këtë botëror Eto’o ka shënuar vetëm një gol dhe për Milla-n kjo nuk është aspak e mjaftueshme. “Ai nuk ka bërë asgjë dhe flas për një lojtar që mund të ishte më i miri në botëror”, pëfundon Milla.   

Top Channel