Maradona: Telefonatë Murinjos për një këshillë

24/06/2010 13:15

Në botëror Argjentina e tij fluturon, por Maradona nuk përjashton mundësinë t’i telefonojë Murinjos për ndihmë.

“Më pëlqen shumë, më duket një tip shumë i disponueshëm, të cilit mund t’i bësh pyetje sa herë që duhet diçka. Si të sillesh në një rast, çfarë të bësh në një rast tjetër”, është shprehur ai në një intervistë për “La Nacion”.

“Do isha gati ta merrja në telefon për t’i kërkuar një këshillë”, deklaroi Maradona.

“Loja e Interit nuk e entuziazmoi, por i solli rezultate: fitoi Champions-in”, shtoi trajneri i Argjentinës.

Top Channel