Loew: Me Anglinë, një super ndeshje

24/06/2010 11:35

“Me Anglinë do të jetë një super ndeshje”. Kështu është shprehur trajneri i Gjermanisë Loew, pas kualifikimit në fazën tjetër.

Ndeshja me Ganën, ka shtuar trajneri, ishte më një intensitet të pabesueshëm.

“Ishte një presion i madh mbi të dyja skuadrat, ndoshta mund të konkretizonim më mirë ndonjë rast”, është shprehur ai.

I lumtur është edhe Rajevac, trajneri i Ganës.

“Të kalojmë turin ishte e rëndësishme për ne dhe për Afrikën. Megjithë humbjen kemi bërë një figurë të mirë”, theksoi ai.

Top Channel