Lippi: Nuk duam të ikim në shtëpi

24/06/2010 10:55

Trajneri italian Lippi dhe kapiteni Cannavaro po bëjnë përpjekjet e fundit para ndeshjes me Sllovakinë për të arritur më të mirën dhe për të rënë dakord për skemat më perfekte që do të sjellin fitoren e domosdoshme për kualifikim në turin tjetër.

“Nuk duam që ndeshja e sotshme të jetë e fundit. Duam të kalojmë grupin dhe të ecim përpara. Duhet të zhbllokojmë rezultatin dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes”, thotë Lippi.

Trajneri i jep të drejte edhe të madhit Maradona, i cili ka deklaruar se Italia është ekipi i surprizave në minutat e fundit.

Top Channel