Lippi: Ajo që kërkoj do të vijë

24/06/2010 13:55

Situata delikate e klasifikimit, që detyron Italinë të mund Sllovakinë për të kaluar fazën, nuk i heq optimizmin Marcello Lippi-t, që vazhdon të besojë në shpërthimin e grupit të tij.

“Ajo që duam mund të vijë nga një moment në tjetrin. Duam të kalojmë turin dhe të ikim. Duhet të përmirësohemi kryesisht në fazën sulmuese”, është shprehur ai.

Gjithçka gati, përveç formacionit që Lippi nuk e tregon duke zbuluar vetëm se “Pirlo do të jetë në pankinë”.

“Për të zgjedhur personat që do dërgoj në fushë kam marrë parasysh disa faktorë. Nga shkëlqimi fizik tek karakteristikat teknike”, është shprehur Lippi.

Top Channel