Italia zbret në fushë me modulin 4-3-3

24/06/2010 15:20

Gilardino jashtë dhe Gattuso që nga minuta e parë. Kjo është Italia e Marcello Lippi-t që do zbresë sot në orën 16:00 në stadiumin “Ellis Park” kundër Sllovakisë.

Një tjetër ndryshim në sulm është edhe vendi titullar i sulmuesit të Udinezes, Di Natale, ndërsa Marchisio ka zhgënjyer në dy ndeshjet e para, duke u spostuar në stol. Formacioni i plotë i kampionëve të botës është; Marcheti-Zambrotta-Cannavaro-Chiellini-Criscito-Gattuso-De Rossi-Montolivo-Pepe-Iaquinta dhe Di Natale.

Italia duhet të fitojë për të siguruar kualifikimin për më tej, ndërsa ndeshja tjetër e kërij grupi është ajo mes Zelandës së Re dhe Paraguajit ku skuadrës amerikano-latine i mjafton edhe një barazim për të ecur më tej.

Top Channel