Francë, Bachelot kërkon dorëheqjen e Escalettes

24/06/2010 11:45

Dorëheqja e presidentit të federatës franceze të futbollit Escalettes është e pashmangshme. Kështu është shprehur ministrja e Sportit, Roselyne Bachelot.

“Futbollistët nuk duhet të marrin asnjë shpërblim, trajneri ikën dhe gjithçka rregullohet. Aktori i fundit i katastrofës është federata”, ka vazhduar Bachelot, duke pranuar se qeveria nuk ka asnjë pushtet për të detyruar dorëheqjen e Escalettes.

Ministrja ka shtuar se një komision parlamentar do të merret me çështjen.

Top Channel