E pabesueshme në Wimbledon, loja zgjat 10 orë

24/06/2010 11:35

Zgjat për 10 orë pa ndalim ndeshja mes francezit Nicolas Mahut dhe amerikanit John Isner, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për lojën më të gjatë.

Pa dalë ende një fitues, pas barazimit 59-59, ndeshja është ndërprerë për shkak të errësirës.

Rekordi i maparshëm për këtë turne është shënuar në 1969 në takimin ku Pancho Gonzales eliminoi Charlie Pasarell që zgjati 5 orë e 12 minuta.

Ndërsa më e gjata në turnetë e tenisit ishte ajo kur francezit Santoro mundi bashkëkombasin e tij Clement në Roland Garros në 2004, me 6 orë e 35 minuta.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel