Buffon: E drejtë që po ikim në shtëpi

24/06/2010 19:05

“Nëse në tre ndeshje nuk arritëm të fitojmë asnjë, është e drejtë të rikthehemi në shtëpi”.

Këtë koment e ka barë portieri i Italisë, Giggi Buffon pas eleminimit të Italisë nga Kupa e Botës. “Fajin e kemi ne pasi nuk pashë asgjë nga ana fizike. Panorama e futbollit italian në këto momente është kjo dhe alternativa nuk ka shumë”, shton gardiani i portës së kaltër.

Sipas tij, skuadrës i mungoi fantazia pasi Pirlo mungoi në pjesën më të madhe të ndeshjeve. “Ndryshimi me vitin 2006 është se nuk kemi dyshen Del Piero-Totti”, përfunon Buffon.

Top Channel