Australi-Serbi, skuadrat të zhgënjyera

24/06/2010 10:00

“Do duhet të kishim më shumë fat, por është e kotë të qahemi”. Shprehet i zhgënjyer trajneri i Australisë, Verbeck pas lamtumirës së botërorit.

“Duhet të shkonim në 3-0, por nuk ia kemi dalë. Megjithatë djemtë kanë qenë fantastikë. Kemi arritur në 4 pikë, por ndeshja me Gjermaninë na kushtoi shtrenjtë”, tha ai.

I hidhëruar ka qenë edhe Antic, trajneri i Serbisë.

“Futbollistëve të mi nuk mund t’i shaj, kemi pasur edhe shumë raste dhe sipas meje meritonim më shumë”, theksoi ai.

Top Channel