SHBA-Algjeri, në stadium edhe Bill Clinton

23/06/2010 08:30

Ndeshja e pasdites së sotme SHBA-Algjeri ku amerikanët kanë mundësi reale për të siguruar kualifikimin historik për në fazën tjetër, do të ndiqet në stadium edhe nga një person i vecantë.

Bëhet fjalë për ish presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili do jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit të Pretorias. Lajmin e bën të ditur fondacioni i tij.

Clinton është presidenti i nderit të komitetit organizativ për kandidaturën e botërorit 2018 dhe 2022. Në ndeshjen e mremjes së sotme SHBA duhet të fitojë për të siguruar kualifikimin për në fazen e 1/16-ave. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Anglisë dhe Sllovenisë.

Top Channel