Pele: Maradona kërkon vëmendje

23/06/2010 13:45

Nuk kane fund polemikat në distancë mes ish dy futbollistëve legjendarë, Pele e Maradona.

Pas deklaratave ofensive të trajnerit të Argjentinës ndaj ish sulmuesit të Brazilit, tashmë erdhi radha e Pelesë. “Të gjithë e dinë që Maradona më do, madje më adhuron”, thotë ish lojtari i Selecaos me ironi.

“Cdo herë që gjendet në situata në të cilat ka nevojë për vëmendje Diego bën përherë të njëjtën gjë, citon emrin tim por në fund të fundit më bën një nder”, shton ai.

Top Channel