MotoGp, Yoshikawa do të zëvendësojë Rossi-n

23/06/2010 16:35

Tani është zyrtare: skuadra e Yamaha-s ka zgjedhur Wataru Yoshikawa për të zëvendësuar Valentino Rossi.

Skuadra e Davide Brivio do të nxjerrë një motor të dytë në MotoGp në drejtimin e të cilit do të jetë 41vjeçari japonez deri në ristabilizimin e plotë të kampionit të botës.

Yoshikawa, që do të drejtojë Yamaha që në garën e Assen, ka qenë dy herë kampion kombëtar i Superbike dhe ka marrë pjesë 9 herë në botëror.

Top Channel