Martino: Kujdes nga Zelanda e Re

23/06/2010 12:40

Paraguaji i ka të gjitha mundësitë reale për ta mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit F.

Në ndëshjen e ditës së nesërme kundër Zelandës së Re, skuadra nga Amerika e Jugut do tentojë të marrë 3 pikëshin që do ta ngjiste në kuotën e 7 pikëve.

Por trajneri Gerardo Martino paralajmëron lojtarët e tij të jenë të kujdesshëm pas rezultatit surprizë që skuadra nga Oqeania arriti ndaj Italisë. “Kemi një kundërshtar shumë shumë të vështirë dhe kualifikimi nuk është arritur”, shprehet tekniku.

Top Channel