Maradona: Tani na kërkoni falje

23/06/2010 08:50

Tre ndeshje, tre fitore dhe pikë të plota në grup. Kjo është Argjentina e Diego Armando Maradonës në këtë botëror edhe pse deri në Afrikën e Jugut erdhi pas vështirësive të mëdha në fazën eleminatore cka bëri që të shtohej numri i skeptikëve për këtë skuadër.

“Po ju tregojmë të gjithëve që kanë gabuar pasi mendonin ndryshe. Ka munguar respekti për këta lojtarë dhe shtypi duhet të kërkojë falje pasi kishte folur keq. Lojtarët e mi janë profesionistë që po gëzojnë popullin argjentinas”, thekson tekniku bardhekaltër.

Më tej ai ka folur edhe për sulmuesin veteran Martin Palermo, i cili shënoi golin e dytë kundër Greqisë. “Vendosa të aktivizoja Martinin dhe fituam. Ndërrimet e Di Marias dhe Pastores ishin vendimtare. Të gjithë kanë luajtur një ndeshje të madhe dhe nuk më befason ajo që arritëm”, shton “El Pibe D’oro”.

Maradona ka komentuar edhe zbulimin e ndeshjes së djeshme, Pastore. “Eshtë një lojtar i paedukuar i futbollit pasi e zotëron topin sikur ka luajtur 4-5 botërorë. I thashë vetëm që të dëfrehet”, përfundon ai.

Top Channel