Gjermania dhe Anglia, sot Europa mban frymën

23/06/2010 10:00

Gjermania dhe Anglia janë dy skuadrat e mëdha europiane që do përpiqen të mbajnë gjallë shpresat e kontinentit të vjetër për ëndrrën e botërorit dhe për të thyer tabunë e ngritjes së trofeut nga një skuadër europiane në një qiell jashtë kontinentit.

E para që do kalojë në skanerin e një sfide shumë të rëndësishme është Anglia e Fabio Capello-s. Pavarësisht se erdhi në këtë botëror si një skuadër shumë e kuotuar, Anglia ka prodhuar vetëm zhgënjim, por sot do luajë ndeshjen më të rëndësishme të 4 viteve të fundit dhe ka mundësi të tregojë qartë potencialin e saj.

“Tre Luanët” do të kenë përballë Slloveninë që kërkon të shkruajë historinë dhe për ta bërë këtë do t’u mjaftonte edhe barazimi. Në të njëjtën pozitë është edhe Gjermania, e cila kërkon një fitore për të siguruar kualifikimin për në faqen tjetër. Në letër, skuadra e Loew duket më favorite ndaj Ganës.

Pika e përbalshkët mes dy skuadrave është përgatitja e lartë fizike dhe europianët duhet të tregohen të kujdesshëm. Miroslav Klose do zëvendësohet në këtë ndeshje nga lojtari i Shtutgartit, Cacau. Dy ndeshjet e orës 16:00 janë SHBA-Algjeri e Angli-Slloveni dhe në 20:30 Gjermani-Ganë, Australi-Serbi.

Top Channel