FIFA: S’ka hetim ndaj Villa-s

23/06/2010 14:50

Spanja do ta ketë në dispozicion sulmuesin David Villa për ndeshjen vendimtare ndaj Kilit në datën 25.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hetuar gjestin e shëmtuar të lojtarit iberik ndaj hondurenit Emilio Izaguirre, duke dalë në përfundimin se nuk ka asnjë arsye që sulmuesi të dënohet.

“Komiteti ka vendosur që të mos nisë një hetim ndaj Villa-s pasi nuk ka asnjë motiv për këtë”, shprehet zëdhënësi i FIFA-s, Pekka Odriozola.

Top Channel