F1, Pirelli, furnizuesi i vetëm i gomave nga 2011-a

23/06/2010 16:10

Pirelli do të jetë furnizuesi i vetëm i gomave për Formula 1 për tre vjet duke u nisur nga 2011-a.

Zyrtarizimi se do të jetë grupi italian që do të zëvendësojë Bridgestone ka mbërritur nga një komunikatë e FIA-s, e shpërndarë në Londër.

Pirelli ka mundur konkurrencën e Michelin dhe kthehet në Formula 1 pas 20 vjetësh.

Grupi italian është pjesë e sportit të shpejtësisë prej 50 vjetësh dhe ka fituar 44 çmime të mëdha.

Në fund të botërorit aktual, siç është bërë e ditur, Bridgestone do të largohet nga F1.

Top Channel