Revolucioni blu, Domenech lë jashtë titullarët

22/06/2010 15:20

Raymond Domenech revolucionarizon Francën duke u treguar lojtarëve se ligjin në dhomat e zhveshjes e bën vetëm trajneri.

Pas rrëmujës që ka shkaktuar përjashtimi i Nicolas Anelka dhe rebelimi i lojtarëve titullarë, tekniku i bluve ka marrë masa ekstreme, duke lënë në stol disa nga senatorët e “Gjelave”.

Në ndeshjen e mbremjes së sotme kundër Afrikës së Jugut, Domenech do ta nisë takimin me Squillaci, Cisse, Gourcuff, Gignac e Clichy, duke lënë jashtë Evra, Henry, Abidal e Malouda. Mbrojtësi i Mancheter United, Patrice Evra i paraqiti letrën e protestës trajnerit me firmat e të gjithë lojtarëve, ku shpjegohej edhe bojkotimi i stërvitjes, ndërsa Malouda është përplasur shpesh herë me teknikun në dhomat e zhveshjes.  

Top Channel