Mediat franceze “fyejnë” blutë

22/06/2010 19:20

Gazeta franceze “L’Equipe” përdor tone të forta kundër kombëtares së Francës pas eleminimit nga botërori.

“Patetikë dhe të turpëruar që ishin të afë vetëm të ngelleshin me 10 vetë dhe të arrinin të humbisnin pas pak minutash”, shkruan gazeta prestigjoze franceze. “Le Figaro” e cilëson eleminimin si katastrofik duke shkruar: “Franca del nga porta e shërbimit”.

Për “Liberation” disfata ishte “Frymëmarrja e fundit e bluve”. Nuk mungojnë kritikat as nga “Le Monde” që e cilëson paraqitjen si më të dobëtat e viteve të fundit për Francën. “Nouvel Observatour” shton: “Pa asnjë bazë loje, pa kurajo që mes fyerjeve dhe bojkotimit në stërvitje, Franca ndodhta la imazhin më të shëmtuar të historisë”.

Ndërkohë, Raymond Domenech ka deklaruar se eleminimi e ka zhgënjyer por shtoi se kjo skuadër ka një të ardhme të madhe përpara.

Top Channel