Italia gati kundër Sllovakisë

22/06/2010 13:45

Ekipi i Lippi-t përgatitet për një sfidë decizive me Sllovakinë dhe duhet patjetër që të fitojë për të siguruar kualifikimin, por edhe për të qetësuar zërat kundër dhe të revoltuar pas dy barazimeve zhgënjuese në takimet e para ndaj Paraguajit dhe Zelandës së Re.

Andrea Pirlo mund të kthehet në fushë, por ndoshta jo prej minutës së parë.

Dje Pirlo zhvilloi një stërvitje të plotë me grupin dhe konsiderohet 100 përqind i rikuperuar.

Top Channel