Gjermania, gati biletat e avionit për në Frankfurt

22/06/2010 15:10

Gjermanët dallojnë nga popujt e tjerë të Europës për korrektësinë dhe kurimin e të gjitha problemeve deri në detaj.

Kjo pasqyrohet edhe në kombëtaren e këtij viti në Afrikën e Jugut ku organizatorët e 3 herë kampionëve të botës kanë menduar për gjithcka. Federata Gjermane ka prenotuar vendet në avionin e linjës Johanesburg-Frankfurt për të enjten paradite në rast eleminimi të parakohshëm.

“Shpresojmë që prenotimet të anulohen”, shkruan gazeta “Bild”. E njëjta gazetë saktëson se bëhet fjalë për një masë paraprake që do merret edhe në rast se skuadra kualifikohet për në fazat e tjera. Ky vendim është marrë duke parë fluksin e madh të udhëtimeve gjatë ditëve të fundit. 

Top Channel