Capello: Deklarata e Terry-t, e gabuar

22/06/2010 13:15

Fabio Capello i përgjigjet ashpër John Terry-t, i cili deklaroi më parë humorin e keq në dhomat e zhveshjes së ekipit anglez.

“Ka qenë një gabim, por uroj që e gjithë kjo situatë të shërbejë për një performancë të madhe në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Capello.

Trajneri anglez shpreh shqetësimin që një futbollist i tij ka folur për mediat dhe jo direkt me të. Në titullin e madh në shërbimit online të “The Sun”, thuhet: “John, jam unë trajneri dhe jo ti”.

“Nuk kuptoj se përse nuk ka folur me mua. Askush nuk ka folur për të tilla probleme, por unë jam gjithnjë i gatshëm që të dëgjoj. Nëse një futbollist kërkon të diskutojë, është i lirë ta bëjë këtë gjë. Pas një mbledhjeje, shkoj gjithnjë te kapiteni dhe e pyes nëse ka ndonjë shqetësim, apo dikush kërkon të thotë dicka”, thotë Capello, i cili është habitur kur ka lexuar deklaratat e Terry-t.

Top Channel