
Katër ditë pas dhënies së një vendimi të kryesuar nga gjykatësi Agim Bendo ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses gjykata e Tiranës.
Në deklaratën për shtyp thuhet se, “gjykata e Tiranës ka ndjekur me vëmendje reagimin mediatik pas shpalljes së një vendimi gjyqësor nga një treshe gjykatësish pranë kësaj gjykate”.
Vendimi i dhënë nga treshja gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Majlinda Doga, Agim Bendo kryesues dhe gjyqtari Bledar Abdullai, ka ngjallur reagime në media edhe për shkak se një nga palët ndërgjyqëse, përkatësisht i padituri, ishte kompania mediatike Top-Channel Sh.A.
“Gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen për një reagim sa më konkret, pasi në një shtet të së drejtës, një vendim gjykate e shkallës më të ulët kundërshtohet vetëm në një gjykatë të një shkalle më të larte”, thuhet në deklaratë.
Nga ana e tij, Top Channel ka bërë të ditur që ditën e premte, menjëherë pas vendimit të Agim Bendos, se do ta apelojë këtë vendim, të cilin jo vetëm ai e konsideron të padrejtë, të njëanshëm, të paprecedent dhe të pabazuar në ligj.
Top Channel