Todt: F1, me më pak kosto dhe më shumë spektakël

21/06/2010 17:00

E ardhmja e F1 do të jetë me më pak kosto dhe me më shumë spektakël, teknologji të reja dhe një lidhje më të fortë mes sportit dhe lëvizshmërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Jean Todt. Neopresidenti i FIA-s thekson se buxheti i skuadrave të mëdha “që është bërë i lartë në mënyrë qesharake, është pakësuar me 30 përqind për një periudhë prej 3 vjetësh”.

Në aspektin teknologjik, ish kreu i Ferrarit shpjegon se “nga 2013-a, do të ketë rregulla krejtësisht të ndryshme. Në veçanti për motorët që do të marrin parasysh teknologjitë e reja”.

Top Channel