Shorti i kupave të Europës

21/06/2010 19:50

36 skuadrat kampione në vendet e tyre kanë mësuar të hënën kundërshtarët e tyre në turin paraeleminator të Champions League.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballë kampiones së Shqipërisë, Dinamo, moldavët e Sherif Tiraspol të cilët kanë fituar 10 tituj kampion radhazi dhe 7 kupa të Moldavisë.

Nga sezoni 2001-2002 deri më tani ky klub ka kaluar gjithmonë raundin e parë paraeleminator të ligës së kampioneve, por nuk ka mundur të shkojë më tej.

Ndeshja e parë do të luhet me 13-14 gusht në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit 1 javë më pas në Tiranë.

Po të hënën eshtë hedhur edhe shorti për Europa League, ku Shqipëria përfaqësohet me 3 skuadra.

Tirana dhe Laçi do të kenë një kundërshtar të lehtë, të paktën në letër respektivisht hungarezët e Zalaegerszegi dhe bjelloruset e Mogilev.

Por shorti nuk ka kursyer Besën e cila që në ndeshjen e parë do të ketë një kundërshtar grekët e Olimpiakos është skuadra me të cilët fituesit e Kupës së Shqipërisë do të ndeshen me 15 korrik në Shqipëri dhe pas një javë në Athinë.

Top Channel