Maradona: Goli i Fabianos, jo me dorën e Zotit

21/06/2010 15:45

Goli i dytë i Luis Fabiano ndaj Bregut të Fildishtë nuk është shënuar nga “dora e Zotit” siç është shprehur sulmuesi brazilian.

I këtij mendimi është Diego Armando Maradona, “që nga dora e Zotit” merr vesh.

“Jo, ky gol është shënuar me krah. Ka kontrolluar topin me krah, gjithçka është shumë e qartë”, është shprehur duke qeshur trajneri i Seleccion, duke komentuar golin.

Maradona ka theksuar më pas se “gjëja më tragji-komike, ishte të shikoje arbitrin të buzëqeshte pas golit”.

Top Channel