Lippi: Botërori ynë fillon tani

21/06/2010 16:20

“Capello thotë se futbollistët e tij kanë frikë nga botërori. Nuk dua që kjo të na ndodhë edhe neve. Duhet të mendojmë se turneu ynë fillon tani”.

Kështu është shprehur Marcello Lippi pas barazimit me Zelandën e Rë që komplikon rrugën e Italisë drejt kualifikimit.

Trajneri italian iu përgjigjet më pas atyre që e akuzojnë se bën shumë ndërrime:

“I kam bërë gjithnjë. Kur gjithçka shkon mirë thoni që nxori zgjidhjen nga cilindri, nëse shkon keq thoni që shkaktoj konfuzion”, është shprehur Lippi.

Top Channel