Kili mposht minimalisht Zvicrën

21/06/2010 17:55

Kili ka mundur 1-0 Zvicrën duke qenë një hap larg kualifikimit, në ndeshjen e vlefshme për grupin H të botërorit Afrika e Jugut.

Goli për kilenët është shënuar në minutën e 75 nga Gonzales, pas një përballjeje të fortë mes dy skuadrave.

45 minutat e para kanë përfunduar në barazim pa gola, ku Zvicra e gjeti veten me 10 futbollistë pas daljes së shqiptarit Behrami në minutën e 31-të me të kuq, ndërkohë që Kilit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, duke parë edhe avantazhin numerik, skuadra e Kilit ka rrezikuar disa herë kundërshtarin dhe realizuar me anë të Gonzales, që i dha 3 pikë të vlefshme skuadrës së tij.

Pas këtij takimi, Kili mban vendin e parë në grup me 6 pikë, i pasuar nga Zvicra me 3.

Sot në mbrëmje do të luhet takimi tjetër i këtij grupi mes Spanjës dhe Hondurasit.

Top Channel