Italia rigjen Pirlon

21/06/2010 14:50

Pas barazimit zhgënjyes me Zelandën e Re, Italia fiton një “copë” të rëndësishme të grupit.

Bëhet fjalë për fantazistin Andrea Pirlo, i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi. Me shumë mundësi, milanisti do vendoset pas dy sulmuesve ose do të zëvendësojë mesfushorin Montolivio.

Por ky nuk është një rebus kaq i thjeshtë pasi lojtari i Fiorentinës ka qënë një nga më të mirët në fushë për Italinë në dy ndeshjet e para dhe zëvendësimi i tij do ngjallte polemika të mëdha në kampin e kaltër.

Gjithashtu, pritet një ndryshim në sulmin e Italisë ku Gilardino mund të mos jetë më titullar në skemën 4-2-3-1. Ndeshja vendimtare për kampionët e botës përballe Sllovakisë do luhet të enjten në orën 16:00 në Johanesburg.

Top Channel