Escalettes: Sjellja e lojtarëve, e papranueshme

21/06/2010 14:20

Kombëtarja e Francës vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të tensionit të krijuar mes trajnerit Domenech dhe lojtarëve.

Mungesa në stërvitjen e djeshme është kritikuar ashpër nga kreu i federatës, Jean-Pierre Escalettes. “E dënoj veprimin e djeshëm të lojtarëve për të mos marrë pjesë në stërvitje. Eshtë një sjellje e papranueshme e lojtarëve që përfaqësonjnë vendin tonë”, theksoi Escalettes.

Ndërkohë, i përjashtuari Anelka ka lënë qytetin e Cape Town duke marrë një avion direkt për në Londër ku ai jeton prej kohësh.

Top Channel